Fotografi historike e ekipit të KF Tërnocit, me lojtarët në dy rreshta para ndërtesës së klubit

NJË KLUB. NJË VEND.
NJË ZEMËR.

Që nga viti 1976, KF Tërnoci bashkon breza lojtarësh dhe tifozësh rreth ngjyrave bardhekaltër.

BASHKË PËR TËRNOCIN

MBËSHTET KLUBIN.

Kontributi yt ndihmon KF Tërnocin të vazhdojë përpara.

cards
Powered by paypal

PARTNERËT TANË

KAMPIONATI

SEZONI 2026/27

ÇDO NDESHJE.
ÇDO PIKË.

Pčinjska okružna liga / Liga e Rrethit të Pçinjës

NDESHJA E RADHËS

KF TËRNOCI VS MLADOST

11 tetor 2026 · 15:00 · Stadiumi i Tërnocit

NË SHTËPI · PČINJSKA OKRUŽNA LIGA

SEZONI 2026/27Renditja e verifikuar
Pčinjska okružna liga, sezoni 2026/27
#EKIPINDFBHGOLATDGPIKË
1OFK Alakince550021:7+1415
2SU Dinamo Jug540121:9+1212
3Radnički 202153119:5+410
4KF TërnociTrnovac430115:5+109
5Levosoje430115:7+89
6Mladost430115:13+29
7OFK Pavlovac421113:6+77
8Lugina51136:9-34
9Torpedo 197341126:12-64
10Besa 200551137:17-104
11Vihor31026:7-13
12SU Jedinstvo 191951046:20-143
13Čelik50146:20-141
14FSU Južna pruga40045:14-90

ND: ndeshje · F: fitore · B: barazime · H: humbje · DG: diferenca e golave. Rezultatet e publikuara me vonesë përfshihen në përditësimin pasues.

VITET KALOJNË.
DASHURIA MBETET.

EDHE STADIUMI KA HISTORINË E VET ↘
1976

FILLIMET · THEMELIMI

Gjithçka nisi prapa mullirit.

Një turne prapa mullirit mblodhi shumë të rinj dhe ndihmoi në lindjen e idesë për klubin. Në vitin 1976 themelohet zyrtarisht KF Tërnoci, i cili shpejt bëhet qendër sportive, shoqërore dhe humanitare e komunitetit.

Nga dokumentari ↗
1985

FUSHA E RE

Fusha merr jetë.

Pas punës së përbashkët për kultivimin, ujitjen dhe përgatitjen e terrenit, në maj të vitit 1985 u luajt ndeshja e parë në fushën e re të Tërnocit.

Nga dokumentari ↗
1989-91

NGRITJE NË LIGË

Një hap më lart.

Ish-lojtari Vahidin Iseni merr drejtimin e skuadrës si trajner. Gjatë dy viteve të tij në krye, KF Tërnoci ngrihet në një rang më të lartë.

Burimi historik ↗
2017

SENIORËT DHE PIONIERËT

Një vit me dy kurora.

Seniorët shpallen kampionë të Ligës së Pçinjës për sezonin 2016-2017, ndërsa pionierët kurorëzohen kampionë të Ligës së Regjionit të Serbisë Lindore.

Seniorët ↗Pionierët ↗
2021

TITULLI · LIGA ZONALE JUG

Sezoni i dominimit.

Tërnoci fiton 19 nga 20 ndeshje, shënon 108 gola dhe shpallet kampion i Ligës së Pçinjës me 57 pikë. Titulli siguron ngjitjen në Ligën Zonale Jug.

Tabela zyrtare ↗
2022

LIGA ZONALE JUG

Në rangun e katërt.

Në sezonin e parë pas ngjitjes, KF Tërnoci përfundon në vendin e nëntë me 10 fitore, 6 barazime dhe 36 pikë.

Tabela zyrtare ↗
2023

STADIUMI · REFLEKTORËT

Ndeshje edhe nën drita.

Stadiumi i Tërnocit pajiset me reflektorë, duke hapur një kapitull të ri dhe mundësinë që ndeshjet të zhvillohen edhe në mbrëmje.

Lexo kronikën ↗
2024-26

SENIORËT · VAZHDIMËSI

Tre herë radhazi nënkampionë.

Tërnoci përfundon në vendin e dytë në tri sezone radhazi: 66 pikë më 2023-2024, 62 pikë më 2024-2025 dhe 58 pikë më 2025-2026.

Arkivi i rezultateve ↗
2026

U15 · JUBILEU

Kampionë dhe 50 vjet histori.

Pionierët e KF Tërnocit shpallen kampionë të Ligës Zona Jug. Në të njëjtin vit, klubi shënon jubileun e artë: pesë dekada futboll, përkushtim dhe bashkim.

Titulli U15 ↗Traileri i dokumentarit ↗

SOT E NESËR

KLUBI VAZHDON
ME JU.

Ke një ide për klubin, stadiumin apo komunitetin? Ndaje me ne ose regjistrohu si vullnetar për të ndihmuar.

Kontribuo për klubin